Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Samardzic kthehet në telenovelë, Juventus gati të përfitojë

Samardzic

Transferimi i Lazar Samardzic shndërrohet sërish në telenovelë merkatoje. Verën e kaluar mesfushori serb kreu edhe testet mjekësore me Interin, por një kokëfortësi e babait të tij dhe ndryshim i pretendimeve në minutën e fundit, bëri që firma mbi kontratë dhe transferimi te zikaltrit të dështonte.

Mesfushori u rikthye te Udinese, teksa në fillim të janarit ishte Napoli ai që bëri hapa përpara për ta transferuar. Por kur pritej që të udhëtonte drejt kampionëve në fuqi, transferimi ngeci sërish, teksa edhe këtë herë shkak u bë babai i tij.

Së fundi nga situata duket se është gati të përfitojë Juventusi, që ka nisur kontaktet me Udinesen, por edhe agjentët e Samardzic, për të studiuar mundësinë e transferimit të futbollistit në Torino.

Lexo edhe:

Bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të paguajnë 25 milionët e kërkuara nga Udinese në janar, por duan të bindin mesfushorin që të transferohet në Torino në verë, duke i ofruar edhe një pagë prej 3 milionë eurosh, përveç mundësisë për të luajtur me patriotin e tij, Dusan Vlahovic.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...