Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Samuel Eto’o: Afrikanët nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet

Samuel Eto’o, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, në një intervistë të fundit ka deklaruar se lojtarët afrikane janë tët nënvlerësuar, duke iu referuar faktit që vetëm George Weah e ka fituar Topin e Artë. 38-vjeçari theksoi se “në Afrikë dominojnë mediet perëndimore dhe kjo sigurisht ka ndikim, sepse njerëzit duan të shohin një gol të Messit. Kam fituar kaq shumë trofe dhe kam shënuar kaq shumë gola aq sa për mua është sikur të kem fituar Topin e Artë. Nuk do të ishte skandal nëse Salah apo Mane e fitojnë këtë çmim. Futbollistët afrikanë nuk respektohen dhe vlerësohen sa duhet.”

Sipas Eto’o problemi duhet gjetur edhe tek afrikanët, që kanë xhelozi dhe e urrejnë njëri-tjetrin. Ai shtoi se “nëse të gjithë afrikanët do të votonin për afrikanët, me siguri do të kishim fituar disa çmime.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...