Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sanabria debuton me gol, Genoa thellon krizën e Empolit!

Fitore e rëndësishme për Genoan në sfidën  që mbylli javën e 21-të të Serie A. Skuadra e Prandellit triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën e Carlo Castelanit përballë Empolit si për të treguar se ka një repart të avancuar shumë të mirë dhe nuk po e vuan aspak kalimin e Piatek te Milani. Një fitore kjo që i jep qetësi Genoas që e thelloi në +9 pikë avantazhin nga zona e rënies nga kategoria. Debutoi me gol, blerja më e re e Genoas sulmuesi paraguian Antonio Sanabria i cili hyri në fushë nga stoli dhe vulosi fitoren e kuqebluve duke i çuar shifrat në 1-3. Fillimisht për miqtë shënoi Kouame ndërsa Lazovic kaloi sërish në avantazh Genoan pas barazimit provizor të Di Lorenzos. Empoli i Iachinit në krahun tjetër ështën ë rënie të lirë pasi ka marrë vetëm një pikë në 6 ndeshjet e fundit dhe ka vetëm 3 pikë më shumë se Bologna e vendit të 18-të. Titullar te toskanët mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederik Veseli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...