Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Sanches do të largohet nga Lille, do transferohet te PSG ose Milan”

Milan ose PSG, Renato Sanches do të transferohet në një nga këto dy klube. Mesfushori portugez është prej kohësh në listën e dëshirave të kampionëve të Italisë, por përfshirja e PSG-së në garën për shërbimet e tij ka komplikuar planet e dyshes Maldini-Massara.

Presidenti i Lille, ekip ku 24-vjeçari luan prej vitit 2019, ka konfirmuar largimin e lojtarit të kombëtares portugeze. “Renato ka dy mundësi të shkëlqyera, dy klube shumë të mëdha interesohen për të”, u shpreh Olivier Letang.

Nëse ai vazhdon të jetë ende me ne, kjo është për shkak se ne nuk kemi arritur një marrëveshje me klubet në fjalë. Renato do të largohet, se te cili klub nuk e di akoma, por bëhet fjalë për Milanin ose PSG-në”.

Lille pritet të përfitojë 15-18 milionë euro nga shitja e Sanches. L’Equipe raporton se kampionët e Francës kanë 48 orë kohë për të bindur Lille me ofertën e tyre. Nëse nuk ndodh, atëherë mesfushori do të pranojë ofertën e Milanit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...