Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sanchez më pranë City-it, Arsenali kërkon Sterling

Orë vendimtare për të ardhmen e Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian nuk dëshiron të qëndrojë tek Arsenali dhe Pep Guardiola po bën gjithcka për ta transferuar tek Manchester City në këtë fund merkatoje. Herët apo vonë, topcinjtë e Londrës do ta humbasin kilianin pasi Sanchez ka refuzuar cdo ofertë të mundshme për të rinovuar me Arsenalin dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit londinez kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e 28-vjecarit, për të mos e humbur verën e ardhshme me parametër zero. Arsenali ka refuzuar ofertën e fundit të Manchester City-it, që ka ofruar plot 50 milionë Paund për lojtarin edhe pse Sanchez ka vetëm 1 vit kontratë me topcinjtë. Me kërkesë të trajnerit Wenger i cili dëshiron një zëvendësues të denjë për kilianin drejtuesit e Arsenalit u kanë kërkuar homologëve të City-it, kartonin e Raheem Sterling plus para.

Nëse Citiziens nuk pranojnë pasi futbollisti me origjinë xhamajkane  bën pjesë në planet e Guardiolës atëherë, Arsenali mund ta lejojë shitjen e Alexis te City për një shumë që kapë shifrën e 70 milionë Paund, sepse për një vlerë më të ulët, londinezët nuk pranojnë të ulen në bisedime. Dëshira e Sanchez për tu larguar nga skuadra aktuale dhe për të kaluar nën urdhrat e Pep Guardiolës, u dallua qartë në ndeshjen që Arsenali humbi me shifrat 4-0 në Anfield Road, me kilianin që në atë takim sishte aspak i përqëndruar dhe zbriti në fushë sa për të shëtitur fanellën. Deri në fund të merkatos mbeten edhe pak orë të cilat mund të vendosin shumë për të ardhmen e Alexis Sanchez-it.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...