Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sanchez merr telefonatë nga ish-trajneri, por ka vendosur të presë Barçën

Alexis Sanchez ka edhe një vit kontratë me Interin, por duket se do të largohet këtë verë, pasi hapësirat te zikaltrit kanë qenë të pakta dhe mund të mbyllen edhe më shumë, nëse do të vijnë emra si Lukaku e Dybala.

Së fundi sulmuesi kilen ka marrë një telefonatë nga Jorge Sampaoli, trajner i Marseille, që e ka stërvitur Sanchez edhe te përfaqësuesja e Kilit dhe I ka kërkuar të bashkohen sërish, këtë herë në “Velodrome”.

Burime pranë sulmuesit bëjnë me dije se Sanchez ka në konsideratë Marseillen, por e ka lënë në pritje, pasi ëndrra e tij është të rikthehet te Barcelona dhe për këtë ka folur personalisht me Xavin e presidentin Laporta, duke treguar edhe gatishmërinë për të ulur pagën.

Gjithsesi katalanët kanë kërkuar kohë për një vendim, pasi më parë duhet të sistemojnë çështje të lojtarëve si Kessie e Christensen, të cilët nuk i federon dot ende, por edhe të kompletojnë transferimin e Robert Lewandowskit.

E ndërkohë që Sanchez pret Barcelonën, Marseille pret sulmuesin kilen dhe Interi ndjek çështjen në rolin e spektatorit, me shpresën që futbollisti të largohet para kohe, pa asnjë dëmshpërblim për prishjen e kontratës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...