Serie A

Sanchez paketon valixhet, Interi ka gati firmën me një mbrojtës

Alexis Sanchez nuk stërvitet me Interin, duke dhënë një tjetër sinjal që prishja e kontratës mes palëve është vetëm një formalitet tashmë. Sulmuesi kilen nuk bën më pjesë në planet e zikaltërve, që janë gati t’i japin 5 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës.

Ndërkohë, e ardhmja e Sanchez me shumë gjasë do të jetë në kampionatin francez te Marseille, pasi palët kanë një marrëveshje paraprake për një kontratë 2-vjeçare me pagë rreth 3 milionë euro në sezon.

Sa përket merkatos në hyrje, zikaltrit duket se kanë zgjedhur edhe emrin që do të afrojnë për të kompletuar mbrojtjen. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Francesco Acerbi, cili është izoluar te Lazio, në pritje të transferimit.

Menaxheri Acerbit ka qenë pasditen e sotme në zyrat e Interit, ku ka hedhur bazat e transferimit, teksa mbrojtësi mund të veshë fanellën zikaltër për një shifër prej 3-4 milionë eurosh, duke parë moshën dhe faktin që te Lazio është i padëshiruar.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency