Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sancho bën liderin, Dortmundi fiton me përmbysje ndaj Koln

Pas fitores bindëse 5-1 përballë Augsburgut në javën e parë të Bundesligës, Borussia e Dortmundit vuajti jo pak mbrëmjen e sotme në transfertën ndaj Kolnit, por gjithsesi ia doli të dalë me pikë të plota.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 29’ me anë të Drexler, ndërsa pavar3ësisht lojës së mirë dhe rasteve të shumta, goli dukej një mision mjaft i vështirë për verdhezinjtë e Lucien Favre.

Barazimi erdhi vetëm në minutën e 70’, kur Dortmundin e nderoi sërish mesfushori i talentuar anglez Jadon Sancho, që dërgoi topin në rrjetë, pas një asisti të saktë të marrë nga sulmuesi belg Thorgen Hazard.

Kur dukej se sfida po i drejtohej barazimit, Borussia e Dortmundit shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me anë të mbrojtësit të ardhur nga Reali i Madridit, Achraf Hakimi, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86’.

Për ta vulosur sfidën, mendoi sulmuesi spanjoll Paco Alcacer, që në një kundërsulm të nisur nga Sancho në minutat shtesë, arriti të dërgojë për herë të tretë topin në rrjetë, ndërsa Dortmundi u ngjit në krye të renditjes me 6 pikë të plota.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...