Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Sanchos dhe Antony i mungon fantazia”, legjenda e United kritikon anësorët: Të mësojnë nga Saka!

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand nuk është i bindur nga rendimenti i lojtarëve të krahut në skuadrën e Erik ten Hag. Ish-mbrojtësi thekson se Jadon Sanchos, por edhe Antony, i mungon fantazia në ato zona të fushës dhe diçka e tillë penalizon së tepërmi ekipin. Nga ana tjetër, Ferdinand i bën thirrje lojtarëve të marrin shembull nga Bukayo Saka i Arsenal që këtë sezon e karritur së tepërmi nivelin.

“Më duket sikur skuadrës i mungon fantazia në lojën nga krahu. Më parë kishim lojtarë si Giggs, Nani, Beckham, Valencia dhe Cristiano Ronaldo. Për momentin skuadra vuan në një pozicion të tillë dhe Sancho me Antony nuk janë duke i “vrarë” mbrojtësit kundërshtarë. Skuadrat më të mira kanë lojtarë të cilët bëjnë diferencën në duelet një kundër një, futbollistë të cilët në momente të caktuara të nxjerrin nga situata.

Lojtarët e Manchester United të marrin shembull nga Saka i Arsenal, ai zgjedh mbrojtësi dhe më pas e bën të vuajë përgjatë gjithë ndeshjes. Për momentin, te United nuk po bëhet diçka e tillë. Nga ana defensive nuk janë keq, por kur kanë topin unë pres që ata të jenë “qershia mbi tortë”, tha Ferdinand.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...