Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sandro Wagner konfirmon dëshirën për t’u rikthyer te Bayerni

Hoffenhaimi konfirmon dëshirën e Sandro Wagner për t’u rikthyer tek Bayerni i Mynihut. Sulmuesi e ka nisur karrierën e tij tek bavarezët, në ekipin e të rinjve dhe pas më shumë se një dekade, dëshiron të kthehet të klubi i tij i parë.

Duke mos pasur mundësinë të ishte pjesë e ekipit të parë të bavarezëve, në vitin 2008 ai u transferua tek Duisburg, për të vazhduar më pas karrierën e tij në disa klube të kampionatit gjerman, përpara se të firmoste me Hoffenheimin, në 2016-ën.

Dëshirën e futbollistit 29-vjeçar për t’u kthyer në qytetit e lindjes, e konfirmoi trajneri i bardhebluve, Julian Nagelsmann, i cili sezonin e kaluar e cilësoi Wagnerin si një prej lojtarëve kyç në arritjen e vendit të katërt në Bundesligë.

Falë paraqitjeve me Hoffenheimin, Wagner debutoi dhe me kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën në 7 ndeshje ka realizuar 5 gola. Gjithsesi, Nagelsman ka theksuar se përveç dëshirës së 29-vjeçarit, për t’u rikthyer te bavarezët, nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga ana e kampionëve të Gjermanisë.

Ai shtoi se mosha e lojtarit mund të jetë një problem për realizimin e këtij transferimi, duke marrë parasysh rastin e lojtarëve të mëdhenj, si Ribery, të cilët pavarësisht kontributit të dhënë, nuk janë më të preferuar te Bayerni, pikërisht për shkak se janë në fundin e karrierës së tyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...