Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sane debuton ndaj ish-skuadrës, Bayreni nis ndaj Schalke 04 misionin drejt titullit të 9-të rresht!

Edicioni 2020-2021 i Bundesligës ngre siparin këtë të premte me një supersfidë.  Sot në mbrëmje Bayerni kampion në fuqi do të nisë misionin drejt titullit të 9-të radhazi me sfidën ndaj Schalke 04 në Allianz Arena në praninë e rreth 15 mijë shikuesve, pasi liga gjermane e futbollit me miratimin e qeverisë ka lejuar që në 6 javët e para të kampionatit, stadiumet të kenë tifozë në shkallë në masën 20% të kapacitetit. Bundesliga ishte e para që rinisi futbollin sezonin e kaluar pas ndërprerjes prej pandemisë dhe bëhet e para që lejon një numër tifozësh në masën 20% në shkallët e stadiumit duke qenë një hap përpara ligave të tjera të mëdha, si La Liga, Premier League dhe Serie A.

Në fakt tifozët më herët në stadiume i kanë lejuar Franca dhe Holanda por në këto shtete nuk hynë në impiant më shumë se 5 mijë persona pavarsisht kapacitetit të impiantit. Pas suksesit të trefishtë sezonin e kaluar Bayerni i Flick nis një edicion të ri me dëshirën për të bërë sërish mirë dhe pse jo për të fituar gjithçka. Mesjavën e ardhshme bavarezët do të luajnë finalen e Superkupës së Europës ndaj Sevillas, por për momentin vëmendja është e gjitha ndaj Schalkes. Edhe ky edicion do të ketë po një refren me ekipe si Dortmundi apo edhe Leipzig që do të bëjnë gjithçka për të ndalur hovin e Bayernit në rrugën drejt titulliut të 9-të radhazi. Sot do të jetë dita e debutimit të Leroy Sane në një ndeshje zyrtare me fanellën e kampionëve të Europës dhe do ta bëjë këtë ndaj skuadrës që e bëri të njohur në futbollin e madh, pikërisht ndaj Schalkes. Bayern Munich-Schalke 04 ashtu si të gjithë sezonin e ri të Bundesligas do të keni mundësi ta ndiqni në Digitalb nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...