Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Santos largohet nga drejtimi i Polonisë? Presidenti i Federatës poston mesazhin e portugezit

Ditët e fundit, emri i trajnerit të Polonisë (kundërshtare e Shqipërisë në eliminatoret e Evropianit), Fernando Santos, është lidhur me Al Shabab, klub nga Arabia Saudite. Mirëpo këto zëra i ka përgënjeshtruar Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, që ndau në rrjetet sociale një mesazh që mori nga trajneri aktual.

“Lajmet e fundit se Fernando Santos synon të japë dorëheqjen nga kombëtarja polake nuk janë të vërteta. Kam një mesazh të vogël nga Fernando Santos për të gjithë tifozët polakë: “Kam një kontratë me kombëtaren polake dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Besoj në mbështetjen tuaj në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian!”, shkruhet në postimin e Cezary Kulesza.

Lexo edhe:

Kujtojmë që këtë të diel edhe vetë Federata Polake e Futbollit me një deklaratë mohoi largimin e Fernando Santos në Arabinë Saudite.

“Trajneri është me pushime. Një javë më parë ai ishte në Poloni për të parë Superkupën mes Rakovit dhe Legias së Varshavës dhe nuk kishte asnjë shenjë nga ana e tij për të ndryshuar planet e tij profesionale”, lexohet në shënimin e publikuar në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...