Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sapo rinovoi kontratën, ish-i i Milanit paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Sapo ka rinovuar kontratën me Herthan e Berlinit deri në vitin 2023, duke ofruar qebapët e tij për fansat për të festuar vitin e fundit të karrierës së tij në Berlin. Kevin-Prince Boateng konfirmoi të martën se do të varë këpucët në gozhdë majin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp, ish-lojtari i Milanit nuk la asnjë dyshim, nuk do të luajë më futboll përtej vitit 2023 (do të ketë mbushur 36 vjeç).

Njëzet vite shumë e larmishme për lojtarin e lindur në Berlin, por që zgjodhi të përfaqësonte Ganën, ndryshe nga vëllai i tij Jerome, kampion bote në fanellën gjermane.

Boateng u rrit në Hertha, duke debutuar në ekipin e parë dhe rrjedhimisht në Bundesligë në vitin 2005. U bë i madh te Milani si dhe pati një periudhë të shkurtër te Barcelona.

“Është pa dyshim sezoni im i fundit si futbollist profesionist. Kjo është arsyeja pse unë dua të shijoj çdo ditë, çfarëdo që të ndodhë. Edhe nëse do të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm, ky prapëseprapë është sezoni im i fundit.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...