Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri 1.5 milionë euro larg Napolit

Napoli është një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur dhe më dominues në botë, dhe e gjitha kjo për meritë të Maurizio Sarrit. Trajneri drejton napolitanët prej 3 sezonesh dhe ka arritur të implementojë idetë e tij, duke fituar respektin e shumë teknikëve me emër ne botë.

Gjithashtu, shumë klube janë të gatshme t’i ofrojnë teknikut italian një kontratë shumë të majme, për t’ia rrëmbyer napolitanëve në fund të këtij sezoni. Nga ana tjetër qëndron Aurelio De Laurentis, që nuk ka ndërmend të lërë të lirë Sarrin, pasi dëshiron t’i japë vazhdimësi projektit.

Presidenti i Napolit i ka ofruar teknikut një kontratë të re, më afatgjatë dhe me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit, por menaxherët e Sarrit kërkojnë minimalisht 4, duke bërë që diferenca të jetë rreth 1.5 milionë euro.

Gjithsesi, përveç pagës, palët duhet të diskutojnë edhe për detaje të tjera, si e drejta e imazhit dhe planifikimi i merkatos, ku Sarri kërkon më shumë investime dhe më shumë dorë të lirë.

Aktualisht ndaj trajnerit kanë shfaqur interes konkret klube si Monaco dhe Chelsea, me londinezët që janë treguar më këmbëngulës dhe i kanë bërë një ofertë konkrete.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...