Kupa e Italise

Sarri: 30 minutat e para pozitive, vlen vetëm kualifikimi!

I kënaqur me kualifikimin por jo me paraqitjen e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë ndaj Milanit. Maurizio Sarri e analizoi kështu paraqitjen e Juventusin në mikrofonin e “Rai Uno”, duke e vendosur theksin te pauza e gjatë prej 3 muajsh.

“Është e qartë që ndihesh mirë kur kthehesh pas tre muajsh në fushë, edhe pse u luajt pa tifozë. Jam i befasuar dhe i kënaqur me 30 minutat e para të ndeshjes. Dominuam dhe e luajtëm topin shpejt, madje edhe para se Milani të ndëshkohej me karton të kuq”.

“Pastaj e ulëm ritmin dhe intensitetin, që nuk është gjë e mirë në një stadium të boshatisur. U fokusuam te gjërat individuale dhe e humbëm mprehtësinë. Pozitiv është fakti që nuk e lamë kundërshtarin të luajë. Do duhet kohë të kthehemi në maksimumin tonë. 30 minuta e para ishin një shenjë e mirë”, tha Sarri për “Rai Uno”.

Më tej ai tregoi se ku gaboi ai si trajner: “Bëra një gomarllëk. U përfshiva te entuziazmi që kemi pesë zëvendësime dhe bëra tre njëherazi, çka ishte një rrezik i madh. Në atë moment humbëm diçka në lojën tonë. Ndoshta në të ardhmen duhet t’i shpërndaj zëvendësimet”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency