Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sarri analizon merkaton dhe përgatit debutimin

Maurizio Sarri do të debutojë në Premier Leaguen angleze nesër në orën 16:00, në transfertën që Chelsea do të luajë ndaj Hudeersfieldit. Tekniku italian, i cili la Napolin pas 3 vitesh mjaft të mira, ndihet gati për aventurën e re, ndonëse ka ende disa dilema për të zgjidhur në skuadër.

“Kemi filluar disi me vonesë, por tashmë jemi gati për të debutuar dhe për të marrë maksimumin. Është vetëm java e parë dhe do të mundohemi të jemi racionalë, deri sa të arrijmë formën maksimale. Sa i përket shiritit të kapitenit, për nesër po mendoj t’ia jap Azpiliquetës, por vendimin final do ta marr në ditët në vijim, pasi t’i kem njohur mirë të gjithë futbollistët”, tha Sarri.

Trajneri italian bëri edhe një përmbledhje të situatës në skuadër, teksa pas merkatos së verës kanë ardhur disa lojtarë dhe ikur disa të tjerë.

“Është larguar një nga portierët më të mirë në botë, si Courtois, por ai kërkojne me ngulm t’i bashkohej Realit dhe e zëvendësuam me një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim. Në mesfushë, përveç Jorginhos kemi marrë edhe Kovaçiç, një lojtar teknik, që do të na përshtatet shumë me mënyrën tonë të lojës. Gjithsesi jemi të tejmbushur me lojtarë dhe besoj se disa prej tyre do të largohen në huazim, pasi unë preferoj të punoj me një organikë prej 23-24 lojtarësh”, deklaroi tekniku i ri i Chelseat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...