Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri: Atalanta një prej skuadrave më të mira në Europë, barazimi i drejtë!

Një barazim që vlen sa një fitore. Maurizio Sarri u shfaq i kënaqur në fund të sfidës së barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium” për vetë faktin pasi bardhezinjtë mbajtën pas me 9 pikë në renditje, ekipin e Gasperinit që është edhe skuadra e momentit në Serie A dhe që luan futbollin më të bukur. Trajneri i Juventusit e ka të qartë se me pikën e marrë, skuadra e tij është më afër titullit.

“Ne po luanim kundër një prej ekipeve më të mirë në Europë për momentin. Ata ishin të organizuar mirë, agresivë, kurse ne bëmë shumë gabime kur pasonim topin. Mënyra se si i kemi pësuar golat ishte vetëm nga humbja e topit. Të luash kundër Atalantës është shumë e vështirë. Në pjesën e parë vuajtëm disi, por fatmirësisht rikuperuam në pjesën e dytë dhe dolëm me një pikë,’’ deklaron trajneri i bardhezinjve për  ‘’DAZN’’.

‘’Ata vinin nga nëntë fitore radhazi dhe të luash kundër tyre është e vështirë për këdo, jo vetëm për ne. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për sulmuesit tanë.  Dybala duhej të kthehej mbrapa për të rikuperuar topin. Në fakt prandaj zgjodha Higuanin, pasi ai krijon më shumë hapësira në zonën kundërshtare. Pjanic në stol? Nuk ishte në formën e tij më të mirë, prandaj nuk doja të rrezikoja ndonjë dëmtim muskular, duke marrë parasysh se po luajmë çdo tre ditë,’’ përfundon Sarri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...