Premier League

Sarri: Barella? Na duhet një mesfushor, shpresoj që Morata të jetë i lumtur

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për merkaton e janarit dhe ka vënë theksin te numri i paktë i mesfushorëve që ka në dispozicion, duke llogaritur edhe largimin e Cesc Fabregas.

Ish trajneri i Napolit pranoi interesimin e londinezëve për mesfushorin 21-vjeçar të Cagliarit, Nicolo Barella, i cili gjithashtu ndiqet me shumë vëmendje edhe nga klubet italiane si Juventus, Inter, Napoli, etj.

“Barella? Nuk e di, por dua të theksoj se na duhet patjetër një mesfushor. Me largimin e Fabregas, mbetemi vetëm 5 të tillë në organikë, që janë shumë pak, ndaj na duhet një lojtar. Situatën e Fabregas e dimë të gjithë dhe do të largohet, por unë nuk di të them se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm”, deklaroi Sarri.

Më pas tekniku i Chelseat foli edhe për situatën e krijuar me dy të tjerë të pakënaqur, si Alvaro Morata dhe Gary Cahill, ndërsa komentoi edhe ofertën e marrë nga Bayerni për talentin Hodson-Odoy.

“Morata mjafton të shënojë, pastaj nëse feston apo jo, kjo nuk më shqetëson aspak. Me Garyn situata është pak më ndryshe, por edhe po u largua, në mbrojtje kemi numrat e duhur për të përballuar sezonin. Sa i përket Hodson-Odoy, mendoj se po punon mjaft mirë dhe po rritet shumë. Nuk ka pse shkon në Gjermani, pasi ai është një anglez dhe e pret një e ardhme e ndritur te Chelsea dhe te kombëtarja angleze”, u shpreh trajneri i Chelseat.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency