Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sarri debuton me fitore, Chelsea shktatërron 0-3 Huddersfieldin

Chelsea i Maurizio Sarrit e nis me një fitore të rëndësishme në transfertë Premier League-n. Blutë e Londrës triumfuan 0-3 në fushën e Huddersfield, në ndeshjen debutuese të trajnerit italian në kampionatin elitar Anglez.

N’Golo Kante i hapi rrugë fitores së Chelsea-t në minutën e 34-t, i shërbyer nga braziliani Willian, ndërsa në fund të pjesës së parë Jorginho u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin që vulosi fitoren 0-3 të skuadrës së Sarrit e realizoi Pedro në minutën e 80-të, pas pasimit të marrë nga Hazard.

Në takimet e tjera Fulham u befasua 0-2 në shtëpi nga Crystal Palace, Bournemoth fitoi 2-0 me Cardiffin dhe me të njëjtin rezultat triumfoi Watfordi kundër Brightonit.

Më herët Tottenhami mori tri pikë të arta në fushën e Newcastle, duke fituar 1-2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...