Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri “djeg” Hysajn dhe “thumbon” Mourinhon: Vendi i dytë, dështim për Romën

Elseid Hysaj nuk bind më Sarrin, që në konferencën për shtyp para startit të kampionatit, ka pasur një mesazh të qartë edhe për shqiptarin tjetër, Igli Taren, të cilit i ka kërkuar një mbrojtës të majtë të mirëfilltë.

“Në krahun e majtë kemi Hysajn, por që nuk është në rolin e tij natyral. Do të doja një futbollist që luan me këmbën e majtë, pasi do të na ofronte më shumë zbritje në krah dhe qarkullim më të mirë të topit. Ka ende edhe dy javë deri në mbyllje të merkatos, ndaj shpresoj që të bëjmë diçka”, deklaroi Sarri.

Më pas trajneri bardhekaltër nuk i kurseu “thumbat” edhe për Jose Mourinhon që deklaroi se Lazio ka shpenzuar më shumë se Roma në merkato, plot 39 milionë euro.

“Ne nuk kemi shpenzuar, por kemi investuar 39 milionë euro. Për Mourinhon kam konsideratë dhe duke njohur aftësitë e tij, besoj se vendi i dytë do të ishte dështim për Romën”, tha Sarri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...