Me Igli Taren që do të largohet në fund të sezonit, Lazio është ende në kërkim të një drejtori sportiv për sezonin e ri, megjithatë trajneri Maurizio Sarri duket se i ka idetë e qarta për merkaton.
Tekniku i kryeqytetasve ka kërkuar një portier që të ofrojë garanci dhe emri në krye të listës është ai i gardianit të Sampdorias, Audero, i cili vështirë se do të qëndrojë në Gjenovë pas rënies së skuadrës në Serinë B.
Me mbrojtjen që konsiderohet e kompletuar, Sarri ka bërë një listë me mesfushorë që dëshiron të afrojë në ekip, teksa ka dhënë edhe miratimin për shitjen e Milinkovic-Savic, nëse vjen një ofertë e mirë.
Lexo edhe:
- “Do i jap para nga rroga ime”, Martinez: Messi le të vijë tek Aston Villa!
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Në Champions pas 20 vitesh, trajneri i Newcastle ul entuziazmin: Mos prisni merkato të “çmendur”
- Arteta zbulon zëvendësuesin e Xhakës, në shënjestër kapiteni i rivalëve të Premier League
Kështu tekniku ka kërkuar afrimin e njërit mes Torreirës dhe Frattesit për të luajtur para mbrojtjes, teksa gjithashtu synon të sjellë në Romë edhe suedezin Dejan Kulusevski, i cili pritet të rikthehet te Juventus, pas përfundimit të huazimit te Tottenham.
Edhe Zielinski, Loftus-Cheek dhe Hudson-Odoy janë gjithashtu në listën e preferencave të Sarrit, që shpreson të ndërtojë skuadrën që ai dëshiron, megjithatë gjithçka do të varet nga buxheti që Lotitto do të vërë në dispozicion.
