Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sarri kërkon më shumë nga sulmuesi: Ndonjëherë më duket sikur bën rolin e arbitrit anësor!

Në fitoren e fundit 1-4 të Lazios ndaj Genoas, heroi i bardhekaltërve ishte Ciro Imobile. Sulmuesi i kryeqytetasve shënoi një tregolësh që e ngjiti edhe në krye të golashënuesve të kampionatit italian, ndërkohë që trajneri Mauricio Sarri nuk mund të mos kishte elozhe për sulmuesin e tij. Megjithatë, pavarësisht fitores së madhe dhe formës së Imobiles, Sarri nuk harroi të kritikonte Felipe Anderson.

Braziliani tregoi një mungesë impenjimi në fushë, ndërsa tekniku i Lazios theksoi se nëse anësori do të ishte gjithnjë në 100% e tij atëherë nuk do të luante në Itali, mirëpo mungesa e vazhdimësisë e bën që herë pas herë në fushë, lojtari t’i ngjajë me arbitrin anësor.

“Nëse Anderson do të ishte gjithnjë në 100% të tij, atëherë nuk do të luante me Lazion, madje nuk do të ishte pjesë e Serisë A. Ka kualitet teknik dhe fizik të jashtëzakonshëm, por ka gjithashtu edhe një mungesë vazhdueshmërie. Ndonjëherë i tërheq vëmendjen dhe i them se duket sikur në fushë bën rolin e arbitrit anësor duke vrapuar pa shumë impenjim në krah.

Gjithsesi, ata që e njohim më parë se unë, më thonë se Anderson është përmirësuar në pjesën e impenjimit në fushë dhe tashmë është më i përqendruar se më parë. Unë shpresoj t’i gjej mënyrën për t’i marrë 100% pasi në të kundërt do të zhgënjehem shumë duke qenë se tek ai shoh gjëra të mëdha”, u shpreh Sarri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...