Serie A

Sarri: Kujdes ndaj Torinos së supermotivuar, orari i sfidës dhe mungesa e tifozëve na penalizojnë

Juventusi vrapon drejt titullit kampion dhe sfida e radhës do të jetë nesër pasdite në derbin e qytetit përballë Torinos. Tekniku i bardhezinjve, Maurizio Sarri vlerësoi maksimalisht përballjen ndaj “granatave” dhe bëri thirrje për përqendrim maksimal.

“Derbi është derbi dhe asnjëherë nuk hyjnë në punë argumentet logjike. Aq më tepër kur flitet për një sfidë që historikisht ka qenë shumë më e rëndësishme për Torinon. Jam i bindur që kundërshatrët do të jenë të supermotivuar nesër, ndaj duhet të luajmë me përqendrim dhe angazhim maksimal, për të marrë tre pikët”, tha tekniku i Juves.

Sfida do të luhet në orën 17:15 pasdite, kohë kjo që nuk i ka pëlqyer shumë Maurizio Sarrit, i cili gjithashtu foli me superlativa edhe për bashkëpunimin gjithmonë e më të mirë të Cristiano Ronaldos me Paulo Dybalën.

“Mungesa e publikut në këtë sfidë, e zbeh faktorin fushë, megjithatë mendoj që penalizues do të jetë edhe orari i ndeshjes. Nuk të lejon të shprehesh maksimalisht, por kemi ndeshje në orën 17:00 dhe duhet të luajmë. Sa i përket Ronaldos dhe Dybalës, po punojnë shumë edhe në stërvitje, që të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin. Kanë bërë ushtrime vazhdimisht dhe frytet po i shohim në fushë. Janë dy lojtarë të një niveli të lartë, prej të cilëve presim gjithmonë e më shumë”, deklaroi Maurizio Sarri.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency