Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sarri mbron Higuainin, e krahason me Luis Suarez

Pasi nuk ia doli të bindë te Milani, Gonzalo Higuain u transferua po në huazim te Chelsea në Londër, ku rigjeti trajnerin Maurizio Sarri me të cilin kishte shkëlqyer kur të dy ishin te Napoli.

Megjithatë në Premier League, argjentinasi nuk po tregon të njëjtin nivel, teksa në 10 ndeshje që ka luajtur, ka shënuar vetëm 3 gola, duke mos lënë aspak shije të mirë.

Vetë trajneri Sarri ka marrë në mbrojtje Higuainin, duke theksuar se do të dëshironte ta mbante akoma te Chelsea dhe duke shprehur bindjen që El Pipita do shkëlqejë në Londër.

“Do të doja shumë që Higuainin ta mbanim edhe për sezonin tjetër, por kjo varet shumë nga dy klubet. Ka shënuar vetëm 3 gola, pro mund të përmirësohet në aspektin fizik dhe psikologjik. Mos harroni, edhe Suarez shënoi vetëm 4 gola në sezonin e parë me Liverpool, por në të dytin shënoi 24. Premier League nuk është asnjëherë e lehtë në fillim, ndaj duhet kohë për t’u përshtatur”, tha trajneri italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...