Itali

Sarri ngre dyshime: Në Itali arbitrat ose janë të paaftë, ose është opsioni B! Nuk flas me presidentin

Lazio u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Napoli në javën e pestë të Serie A, mirëpo vendimet e arbitrave në Olimpico lanë të pakënaqur trajnerin e kryeqytetasve, Maurizio Sarri. Ky i fundit nuk ngurroi të ngrinte akuza pas sfidës ndërsa theksoi se në Itali, ose arbitrat janë të paaftë, ose ka diçka tjetër që Sarri e cilësoi si shumë shqetësuese duke lënë të nënkuptohet për shitje apo marrëveshje.

“Ka shumë pak për të komentuar mbi ndeshjen, edhe goli i parë i Napolit ishte me faull. Nuk di çfarë të them, në Itali arbitrat ose janë të paaftë, ose është opsioni B që do të ishte edhe më shqetësues. Prej fillimit të sezonit po gabojnë, na kanë mbushur me të verdha.

Ndoshta, Napoli do të fitonte ndeshjen në një mënyrë tjetër, por në këtë formë, të vjen inat. Unë nga Napoli kam kujtime të bukura dhe vetëm një të hidhur që lidhet me presidentin. Ai prezantoi Ancelottin, pa më thënë asgjë dhe nuk kam folur me De Laurentis sepse vetëm ai ka të drejtë në fund”, u shpreh Sarri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency