Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sarri nuk e grumbullon, Mandzukiç drejt transferimit në Katar

Mario Mandzukic duket se po kalon orët e fundit në qytetin e Torinos, pasi lajmet më të fundit nga mediat italiane flasin për kroatin që po negocion një largim drejt kampionatit të Katarit, i vetmi ku merkatoja nuk është mbyllur ende dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator.

Sulmuesi 33-vjeçar nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe fillimisht u la jashtë listës së Champions leagues, ndërsa për ndeshjet e kampionatit është alternativa e tretë, pas Higuain dhe Dybalës, ndaj për këtë arsye po mendon seriozisht largimin.

Në moshën 33-vjeçare, Mandzukiç sheh Katarin si një mundësi mjaft të mirë për të përmirësuar të ardhurat e tij, pasi do të mund të merrte një pagë të majme, ndaj ka autorizuar menaxherët e tij që të çojnë përpara negociatat.

Momentalisht nuk është zbuluar asnjë emër konkret, por Maurizio Sarri ka lënë Mandzukiç jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës dhe burime pranë klubit thonë se ky vendim ka ardhur për shkak te negociatave të merkatos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...