Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sarri nuk mjaftohet me Ramsey dhe Rabiot, Juve në garë për Eriksen

Maurizio Sarri nuk kënaqet lehtë. Edhe pse Juventusi në këtë merkato ka afruar në skuadër dy mesfushorë me peshë siç janë Adrien Rabiot dhe Aron Ramsey, në Spanjë janë të bindur se trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve të klubit bardhezi, blerjen e Christian Eriksen. Për mesfushorin danez interesohet prej kohësh Reali i Madridit por sipas gazetës Marca, Los Blancos kanë një rivale shumë të fortë në garën për të firmosur me Eriksen dhe ajo është “Zonja e Vjetër”. Eriksen nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me bardhezinjtë e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi londinez është i detyruar të shesë për të mos e humbur me parametër zero. Me Realin që objektiv kryesor për mesfushën ka francezin Paul Pogba, për Eriksen Juve duhet të duelojë më shumë me Atleticon e Madridit dhe Manchester United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...