Serie A

Sarri: Pogba më pëlqen shumë, Ronaldo mund të luajë qendërsulmues

Në prag të nisjes së aventurës në International Champions Cup, trajneri i Juventusit Mauricio Sarri ka folur rreth përgatitjeve që po bën ekipi, por edhe për merkaton e bardhezinjve.

Në fjalën e tij numri një i stolit vuri theksin se ekipi duhet të punojë shumë në mënyrë që të krijojë një identitet loje dhe të jenë një skuadër e kompletuar, ndërsa për De Ligt deklaroi se mbrojtësit i duhet disa javë punë me grupin.

“Duhet të stërvitemi shumë, sepse të gjithë duam që të jemi një ekip i kompletuar. Duam të krijojmë një identitet të qartë, të jemi gati fizikisht dhe taktikisht. Përsa i përket De Ligt, ai nuk është stërvitur gjatë këtyre javëve. Stërvitja me pjesën tjetër të grupit ka nisur për të dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë mundësi të zbresë në fushë”, tha tekniku bardhezi.

Sarri nuk nguron ta deklarojë të hapur, Pogba është një lojtarë që i pëlqen dhe do të dëshironte shumë ta kishte tek Juventus. Ndërsa për Ronaldon, Sarri ka konfirmuar se një sulmues si ai nuk do ta kishte problem të luante në qendër të repartit të avancuar.

“Pogba më pëlqen shumë si lojtar, por ai është pjesë e Manchester United. Vetëm kaq mund t’ju them për të, pasi nuk jam unë drejtori sportiv i skuadrës. Cristiano është një futbollist që ka fituar gjithçka. Është i përgatitur në çdo aspekt dhe kam bindjen se nëse do të luante si qendër sulmues, nuk do ta kishte aspak problem”, deklaroi Sarri.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency