Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sarri pranon: E ardhmja e Hazard në pikëpyetje

STOKE ON TRENT, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Eden Hazard of Chelsea celebrates his side's 4-0 victory after the Premier League match between Stoke City and Chelsea at Bet365 Stadium on September 23, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Maurizio Sarri komentoi zërat e merkatos që rrethojnë emrin e “yllit” të Chelsea-t, Eden Hazard, i cili duket gjithnjë e me larg “Stamford Bridge”. Interesimi i Realit të Madridit ndaj tij është i madh dhe kjo nuk është surprizë për askënd për këtë arsye trajneri italian Sarri pranoi për mediet që Hazard mund të largohet nga klubi, megjithëse në mënyrë evidente nuk fshehu faktin se do t’i pëlqente ta kishte pjesë të skuadrës që drejton.

”Nuk di të them nëse do të vijojë te Chelsea, për këtë duhet pyetur klubi. Problemi është rinovimi i kontratës. Ai në mënyrë ligjore duhet të luaj sezonin e ardhshëm vitin e fundit me Chelsea-n, përpara përfundimit të kontratës dhe kjo më bën të kem pikëpyetjet e mia mbi vazhdimësinë e tij te ne,” – u përgjigj trajneri në lidhje me këtë çështje.

Duke mbështetur lojtarin e duke u dhënë një mesazh të qartë drejtuesve, Sarri tregoi se është shumë i lumtur me shërbimet e belgut, por në fund do të respektojë çdo vendim që ai do të marrë.

Për Hazard flitet shumë se do të jetë transferimi i parë “galaktik” i Florentino Perezit, me Zidane që dëshiron ta bëjë pjesë të Realit të Madridit jo vetëm belgun, por edhe Paul Pogbanë e talentin serb, Luka Jovic.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...