Lazio përgatitet për debutimin në Champions League teksa bardhekaltërit i pret sfida me Atletico Madrid. Një kundërshtar tejet i vështirë për italianët pasi “Los Colchoneros” në këto sezone kanë fituar mjaft eksperiencë në kompeticionet europiane.
Megjithatë, trajneri Maurizio Sarri dhe të tijtë do të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv. Në konferencën për shtyp, Sarri theksoi se nuk është dakord me futbollin që aplikon Diego Simeone, megjithatë sërish ka vlerësim për argjentinasin.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
“E kam thënë shpeshherë që mënyra se si unë e mendoj futbollin është e ndryshme nga ajo e Simeones. Megjithatë, unë sërish e vlerësoj shumë Simeonen. Ka stilin e tij dhe me atë ia ka dalë të bëjë shumë mirë në Spanjë dhe Europë”, u shpreh Sarri.
