Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sassuolo fiton garën për talentin uruguaian, firmos deri më 2027-ën

Sassuolo është shndërruar në një supermarket për shumë klube italiane e Europiane, pasi ka në përbërje futbollistë mjaft të talentuar si Berardi, Scamaca, Raspadori, etj., megjithatë drejtuesit e skuadrës emiliane po punojnë edhe për merkaton në hyrje.

Kështu pasditen e sotme është zyrtarizuar blerja e sulmuesit të talentuar uruguaian, Agustin Alvarez, 21-vjeçar që ka shkëlqyer me fanellën e Penarolit dhe ka firmosur kontratë që do ta mbajë deri në verën e 2027-ës te Sassuolo.

Agustin Alvarez numëron 90 ndeshje dhe 34 gola me Penarolin në dy sezonet e fundit, teksa ka bërë tashmë edhe debutimin me përfaqësuesen e Uruguait, ku ka shënuar një gol në 4 ndeshje të luajtura.

Për të marrë shërbimet e Alvarez, Sassuolo fitoi garën me klube si Milani e Fiorentina në Itali, por edhe skuadra të tjera europiane, që ndiqnin me vëmendjen talentin uruguaian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...