Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sassuolo mposht Genoan në transfertë, Conference League më pranë

Sassuolo është shumë pranë sigurimit të një bilete për edicionin e ardhshëm të Conference League, kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA për klubet europiane.

Skuadra nga Emilia-Romagna ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e “Marassit” ndaj Genoas dhe u ngjit përkohësisht në vendin e 7 të renditjes, duke parakaluar Romën, me të cilën do të garojë deri në fund për një vend në Conference League.

Sulmuesi i talentuar Giacomo Raspadori zhbllokoi sfidën në minutën e 14’, ndërsa në të 28-ën Genoa riktheu baraspeshën me Zajc, por goli u anulua për një faull në nisje të aksionit, duke shkaktuar edhe protesta të ashpra të vendasve.

Në momentin më të mirë të kuqebluve, Sassuolo mbylli llogaritë, duke shënuar edhe golin e dytë me anë të kapitenit Domenico Berardi, pasi goli i Zappacostës në minutën e 85-të shërbeu vetëm për të bërë më interesante minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë tre pikësh Sassuolo hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, ndërsa nga ana tjetër Genoa do të duhet të djersijë ende shumë për të siguruar mbijetesën, pasi mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes dhe në tre javët e ardhshme nuk ka kalendar komod.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...