Cristian Bucchi nuk është më trajneri i Sassuolos. Humbja me Veronën të shtunën, sosi durimin e drejtuesve të klubit nga Reggio Emilia, të cilët vendosën të largojnë nga detyra 40-vjeçarin. Megjithatë shoqëria italiane nuk vonoi shumë për të gjetur pasuesin e tij, pasi mësohet se Sassuolo ka arritur akordin për dy sezonet e ardhshme me trajnerin Giuseppe Iachini. Aktualisht skuadra renditet në vendin e 16 në Serinë A me 11 pikë të grumbulluara.