Chelsea ka marrë një ofertë monstruoze prej 2.7 miliardë paundësh nga Saudi Media Group. Ben Jacobs, gazetar i “CBS Sports” raporton se Saudi Media Group ka bërë një ofertë marramendëse, pasi pronari në largim i “bluve” të Londrës Roman Abramovich e nxorri klubin në shitje.
Pronari i Saudi Media Group, Mohamed Alkhereiji është një tifoz i Chelseas dhe udhëheq një komani private, pa lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë.
Në një tjetër postim në Tëitter, Jacobs shtoi: “Ka mbështetje në gjetjen e fondeve dhe partnerëve (por jo mbështetje financiare për aq sa më është thënë) nga Mohammed bin Khalid Al Saud. Ajo që është interesante për Khalid Al Saud është se ai është gjithashtu kryetar i Kompanisë Saudite të Telekomit (STC).
Gjigantët e Premier League kanë tërhequr shumë interes, që kur Abramovich e nxorri klubin në shitje.
Disa miliarderë amerikanë raportohet se janë të interesuar për blerjen e klubit, përfshirë pronarin e Neë York Jets, Ëoody Johnson, por tashmë ata përballen me konkurrencë nga Arabia Saudite, me Saudi Media Group që hyn në “luftën” e ofertave për Chelsean.
