Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

S’bën pjesë në planet e trajnerit, Levante nxjerr në shitje Armando Sadikun

Armando Sadiku nuk mund të gjejë vend në sulmin e Levantes për sezonin e ardhshëm, ndaj duhet të kërkojë një destinacion të ri. Kështu shkruan prestigjiozja spanjolle “Marca” në lidhje me situatën e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, që u transferuar në janar nga Legia e Varshavës te skuadra valenciane. Në analizën e “Marca”-s shkruhet se trajneri Paco Lopez ka një plan për sulmin, por në këtë plan nuk bën pjesë Sadiku, ndaj klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për të. Boateng dhe Roger janë dy elementët kryesorë të repartit të avancuar ku do të mbështetet trajneri, ndërkohë që kërkohen dhe dy sulmues cilësorë në merkato.

Sadiku, që ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, osë në formë huazimi.

Të ardhmen e Sadikut do ta vendosin ofertat që do të vijnë te Levante për kartonin e tij. Sigurisht nëse nuk ofrohet shuma e duhur, sulmuesi mund të qëndrojë, por qëllimi kryesor i Levantes është të gjejë blerës për të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...