Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Scaloni: Jemi në grup të vështirë, respektojmë maksimalisht kundërshtarët

Argjentina mund ta quajë veten me fat pas shortit për grupet e Botërorit Katar 2022, pasi goglat e vendosën me përfaqësuese si Arabia Saudite, Meksika dhe Polonia.

Të tre kundërshtarët janë të kalueshëm në letër për “albicelestët”, teksa trajneri Lionel Scaloni ka premtuar një fazë grupesh mjaft të mirë nga skuadra e tij, por në të njëjtën kohë ka kërkuar respekt për ekipet me të cilat do të përballet.

“Është një grup i vështirë, pasi e njohim Meksikën që ka futbollistë cilësorë, por edhe Poloninë, që mund të bëjë surprizë. Gjithsesi unë besoj se do të bëjmë një fazë grupesh mjaft të mirë, por duhet të vlerësojmë maksimalisht dhe të respektojmë kundërshtarët. Shpresoj që në fund të jenë Argjentina dhe argjentinasit, ata që do të festojnë triumfin”, u shpreh Lionel Scaloni.

Goglat e kanë vënë Argjentinën në grupin C, teksa ky do të jetë botërori I pestë e me shumë mundësi I fundit për Lionel Messin, që nuk ia ka dalë të triumfojë asnjëherë në këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...