Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Scaloni publikon listën për miqësoret e shtatorit, mungon Lionel Messi

Argjentina do të luajë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit shtator, konkretisht më datën 6 përballë Kilit dhe më datën 10 përballë Meksikës, ndërsa trajneri Lionel Scaloni ka bërë të ditur edhe listën e 27 futbollistëve që ka thirrur për t’i pasur në dispozicion.

Më pak se dy muaj nga përballja e fundit që përkoi pikërisht të ishte përballë Kilit për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, Scaloni do të testojë të tijtë në dy miqësore, teksa nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Lionel Messi, i cili është i pezulluar 3 muaj nga CONMEBOL.

Gjithashtu Scaloni ka lënë sërish jashtë Mauro Icardin e Gonzalo Higuain, dy sulmues që stërviten përkatësisht me Interin e Juventusin, por që janë ende në pritje për të mësuar të ardhmen e tyre, ndërsa janë konfirmuar prania e Lautaro Martinezit dhe Paulo Dybalës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...