Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Scaroni i bindur: Milani dhe Interi do kenë stadiumin më të bukur në botë!

Milani dhe Interi ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të rikonstruktojnë mitikun San Siro apo do të ndërtojnë një stadium të ri sëbashku por nga fjalët e numrit 1 të kuqezinjëve kuptohet qartë që dy klubet pritet të bashkëpunojnë për një projekt të ri. Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, është kthyer të flasë për çështjen stadium dhe e ka bërë në një intervistë të dhënë për “Il Sole 24 Ore”. Ja disa nga fjalët e tij kyçe: “Edhe unë kam nostalgji për “San Siro”-n. Por, kam më shumë nostalgji për një Milan fitues. Nëse do të ndërtojmë stadiumin në terrenin publik më duket e qartë që të qëndrojë e tillë edhe struktura. Nuk është problem për ne. Me pakt që Pallati Marino të mbajë llogari për kohëzgjatjen dhe kushtet e koncesionit.

Objektivi im është që të bëjmë në Milano stadiumin më të bukur në botë. Dhe ka vetëm një rrugë: të edifikojmë një impiant ish të ri. Ristrukturimi është i papraktikueshëm për arsye objektive: nuk mund të mendojmë që të udhëtojmë tri vite larg qytetit tonë për të luajtur ndeshjet.

Ta ndajmë me Interin stadium? Pse jo?! Kostot ndahen dhe me teknologjinë mund të ndryshojmë brand dhe ngjyrat e impiantit lehtësisht. Ndërsa, në ditët e sotme, shpenzojmë 4 mln euro në vit për ndryshimin e ngjyrave dhe brand. Nuk shoh probleme në këtë sens”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...