Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Schalke 04 mbetet në fund, mposhtet edhe nga Koln!

Schalke 04 nuk del dot nga kriza në të cilën është zhytur prej muajsh. Skuadra nga Gelsenkirsheni e mbylli fazën e parë të Bundesligës në vendin e fundit me 17 pikë të grumbulluara, pasi u mposht edhe në përballjen direkte ndaj Koln me rezultatin 1-2. Pas një pjese të parë të dominuar Koln kaloi në epërsi me Czichos. Gjihsesi skuadra e trajnerit zviceran Gross reagoi në fraksionin dhe pavarsisht mungesave të shumta gjeti forcën për të reaguar duke barazuar rezultatin me sulmuesin 19-vjeçar amerikan Hoppe në minutën e 57-të. Ateherë kur gjithçka u duk se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, Koln arriti të gjente golin e fitores dhe të 3 pikëve, pikërisht në minutën e 93-të me Thielmann i cili kishte vetëm 5 minuta që kishte hyrë në fushë. Me këtë fitore formacioni i Marcus Gisdol u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar edhe zonës play-out pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 15-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...