Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

Schalke 04 në formë, fiton në fund ndaj Hannover 96

Schalke 04 ka arritur një fitore drithëruese në takimin e javës së 10-të të Bundesligës 2 të Gjermanisë, duke mundur minimalisht në transfertë Hanvorie. Skuadra e minatorëve ishte dominuese për gjatë gjithë takimit, por duhet të priste deri në kohën shtesë të ndeshjes, për të gjetur golin, që u shënua nga polaku Kaminski.

Ekipi i Hannover 96 ishte i pafuqishëm ndaj Schalkes, duke mos e vënë në asnjë moment në vështirësi ekipin nga Gelsenkirsheni, që kërcënoi menjëherë pasi ishin mbushur 10 minuta lojë, duke gjetur shtyllën me Ajden. Pavarësishrt volumit që krijonte Schalke, Hannover mbrohej mjaft mirë, por në pjesën e dytë vendimtar ishte portieri Zieler, i cili bëri dy pritje të njëpasnjëshme, duke ndalur fillimisht Kaminskin në të 53-ën. ndërsa pak sekonda më vonë u bë i pakalueshëm dhe për Drexler.

Edhe pse me kalimin e minutave ritmi i lojës ra, Schalke u shpërblye në minutën e 5-të shtesë, me polakun Kaminski, i cili mjaft bukur kontrolloi një top brenda zone dhe arriti që të thyente vendas. Legjitime festa e Bluve Mbretërorë, që e shohin veten në kuotën e 19 pikëve e vijojnë0 të besojnë se mund të rikthehen që këtë edicion në elitën e futbollit gjerman, ndërsa në anën tjetër Hannover mbetet në kuotën e 11 pikëve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...