Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Schalke “e rrënuar”, Dortmundi fiton lehtësisht derbin e Ruhrit, “fluturon” Haaland

Schalke 04 drejt rënies në Bundesligën e dytë gjermane. “Blutë mbretërorë” u gjunjëzuan lehtësisht nga Borussia e Dortmundit në derbin e Ruhrit, ku mungoi ai rivaliteti i madh që mbizotëron në këtë duel të futbollit gjerman. Verdhezinjtë triumfuan pa shumë mundim 0-3 në “Veltins Arena”, ku u dallua qartë superioriteti i ekipit të drejtuar nga kroati Edin Terzic.

Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi të dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit të parë, në një distancë kohore prej vetëm tre minutash shënuan Sancho dhe Erling Haaland. Talenti norvegjez tregoi klasin e tij me një goditje “voley”, e pakapshme nga portieri kundërshtar.

Dominimi i verdhezinjtë ishte i dukshëm edhe në pjesën e dytë, çka u reflektua me golin e Guerreiros për rezultatin 3-0.

Më herët (61’)Serdar i Schalkes u ndal nga shtylla, moment që tregoi se edhe fati nuk ishte me “blutë mbretërorë”.

Në fund kishte kohë edhe për golin e katërt, që u realizua nga Haaland, i cili e mbylli takimin me dygolësh.

Fitore që kthen disi qetësinë te Borussia e Dortmundit që jo vetëm ka dalë herët nga gara për titull, por rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions (Eintracht Frankfurti i vendit të katërt ka grumbulluar 6 pikë më shumë).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...