Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Schalke në krizë, merr pesë “shuplaka” nga Leipzigu

Leipzigu konfirmoi momentin e mirë që po kalon (pak ditë më parë mposhti Tottenhamin në Champions) duke fituar thellë 0-5 përballë Schalkes në “Veltins Arena”. Një “shuplakë” e fortë kjo për për ekipin e drejtuar nga Wagner, që nuk fiton prej 5 ndeshjes në Bundesligë, duke rrezikuar madje të zbresë poshtë zonës europiane.

Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann e mbylli pjesën e parë në epërsi të një goli, që u shënua nga Sabitzer në sekondat e fundit të minutës së parë me një goditje spektakolare nga jashtë zonës.

Në fraksionin e dytë Schalke u shthur totalisht, duke pësuar edhe katër gola të tjerë nga katër autorë të ndryshëm, Werner, Halsternberg, Angelino dhe Forsberg. Interesant fakti që në të katër golat e pjesës së dytë asistoi Nkunku.

Leipzigu me këtë sukses nuk u ndahet Bayernit, që kryeson me vetëm një pikë më shumë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...