Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Schalke në krizë totale, Leverkusen -1 pikë nga Bayerni!

Schalke 04 përfaqëson një ndër klubet më të lavdishëm në historinë e futbollit gjerman, por klubi nga Gelsenkirsheni është zhytur prej kohësh në një tunel të errët të cilit nuk po i duket fundi. Formacioni i fundit që përfitoi nga problemet e tmerrshme të “konigsblauen” ishte ekipi i “aspirinave” Bajer Leverkuzen, që shënoi tre herë brenda në Veltins- Arena, për të përkeqësuar akoma më shumë situatën për klubin nga Ruhri. Ekipi i drejtuar nga trajneri holandez Peter Bosz e gjeti veten shpejt në avantazh falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi i ri i Shalkes Malick Thiaë. Miqtë dyfishuan shifrat në treçerekun e ndeshjes, me anë të mesfushorit austriak Julian Baumgartlinger, ndërkohë vulosi rezultatin në përmasat 3-0 sulmuesi cek Patrik Schick.

Falë fitores së 6 në 7 sfidat e fundit të kampionatit gjerman Bajeri i Leverkusenit kërceu drejt e në vendin e dytë të Bundesligës, ndërsa për Schalken që në 71′ shpërdoroi një 11-metërsh me anë të sulmuesit Steven Skrzybski për të ngushtuar përkohësisht rezultatin, kriza është e destinuar të vazhdojë dhe kuptohet qartë që ish-trajneri i moshave të Gjermanisë Manuel Baum nuk është në gjendje ta ndalë dot rrëzimin e klubit historik nga Gelsenkirsheni një kategori më poshtë. Në takimin tjetër Shtutgarti mori 3 pikë shumë të rëndësishme në veri të Gjermanisë, teksa mposhti ekipin e Verderit 2-1 brenda në Bremen.

Në Weserstadion ekipi shvab zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë dhe skuadra e drejtuar nga trajneri amerikan Pellegrino Matarazzo përfitoi në maksimum nga një 11-metërsh i shkaktuar nga futbollisti i ardhur në formë huazimi nga Manchester United Tahith Chong dhe i shndërruar në gol nga sulmuesi i ri nga Republika Demokratike e Kongos Silas Ëamangituka. Takimi vazhdoi me pak raste për shënim, megjithatë në minutat shtesë pati mjaftueshëm kohë për të realizuar edhe dy gola të tjerë. Fillimisht dyfishoi shifrat 21-vjecari nga Kinshasa që shfrytëzoi më së miri gabimin e rëndë të qendërmbrojtësit turk Omer Toprak, ndërsa në fund vendasit u ngushëlluan me rrjetën e sulmuesit Davie Selke, që shënoi golin e nderit për bardhjeshilët. Ekipi i drejtuar nga trajneri Florian Kohfeldt që pritet të vuajë për shumë kohë mungesën e Milot Rashicës rrëshqiti në pozicionin e 12 të klasifikimit, ndërsa Shtutgarti në krahun tjetër u katapultua në vendin e 8 të tabelës së renditjes, me 3 pikë më shumë se klubi verior.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...