Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Schick gjen sërish golin, Kroacia ndalet dhe komplikon kualifikimin

Kroacia nuk ia del të fitojë as në ndeshjen e dytë në grup, teksa nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Republikës Çeke dhe me vetëm një pikë në dy takime, ka komplikuar totalisht kalimin në fazën e 1/8-ave.

Trajneri kroat Zlatko Daliç befasoi me rreshtimin e tij, pasi la në stol Marcelo Brozovic dhe luajti pa shkatërrues, teksa nga kjo përfituan maksimalisht çekët, që dominuan thuajse gjatë gjithë pjesës së parë.

Shkëndijën e parë të rrezikshme e dha sulmuesi kryesor i Republikës Çeke, Patrick Schick, por ndonëse në një pozicion mjaft të mirë për të shënuar, numri 10 gjuajti dobët dhe topi u prit lehtësisht nga portieri kroat.

Momenti që solli edhe zhbllokimin e ndeshjes erdhi në minutën e 33-të, kur pas një këndoreje, Lovren goditi me bërryl sulmuesin Schick, por arbitri nuk pa faullin dhe lejoi vazhdimin e lojës. Megjithatë pak sekonda më vonë sfida u ndal për t’i ardhur në ndihmë Schick-ut të gjakosur dhe pikërisht në këtë moment ndërhyri edhe VAR-i.

Pasi rishikoi aksionin në monitorët e VAR-it, arbitri spanjoll Carlos Del Cerro akordoi penallti për Republikën Çeke, teksa nga pika e bardhë shkoi pikërisht Patrick Schick, që ndonëse me fytyrën e gjakosur, gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shkuar njëkohësisht në krye të renditjes së golshënuesve, me tre gola të realizuar në dy ndeshjet e para.

Me avantazhin minimal të çekëve përfundoi 45-minutëshi i parë, ndërsa pjesa e dytë nisi menjëherë vrullshëm për Kroacinë, që arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 47’, me anë të sulmuesit të majtë Ivan Perisic.

Në minutën e 73-të ishte Nikola Vclasic që shpërdori një mundësi të artë shënimi, pasi topi i gjuajtur prej tij nga brenda zonës, përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa në minutën e 89’ ishte sulmuesi Petkovic që i shkoi pranë golit, por këtë herë devijimi i një mbrojtësi çek ishte vendimtar.

Vërshëllima finale e arbitrit Carlos Del Cerro la në fuqi barazimin 1-1, një rezultat mjaft i mirë ky për Republikën Çeke, që e sheh veten shumë pranë kualifikimit, ndërsa Kroacia është e dënuar të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Skocisë, për të shmangur dështimin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...