Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Scholes e merrte me shqelma Pogba”, Ferdinand zbulon prapaskenat në stërvitje!

Rio Ferdinand është rikthyer të flasë për kohën kur ishte pjesë aktive në botën e futbollit teksa aktivizohej në radhët e Manchester United. Ish-mbrojtësi ishte një lider i padiskutueshëm së bashku me lojtarë të tjerë me peshë si Paul Scholes.

Së fundmi, Ferdinand tregon edhe disa nga prapaskenat në lidhje me seancat stërvitore te United ku tregon se si veteranët në atë kohë, ngacmonin lojtarët e rinj. Ferdinand shprehet se Scholes shpesh “merrte me shqelma” Pogba dhe trajnerit i pëlqente pasi kuptonte më shumë rreth sjelljes së të rinjve.

Lexo edhe:

“Kur vijnë lojtarë të rinj në moshë në skuadër, trajnerëve iu pëlqen kur ata më të vjetërit i ngacmojnë. Pogba ishte një nga ata të rinjtë me shumë dhunti. Scholes ishte ai i cili merrej shumë me Pogba, e shqelmonte në stërvitje.

Nuk e di nëse Scholes e shihte Pogba si një kërcënim për vendin e titullarit, por thjesht e godiste shumë. Pogba ishte shumë i madh dhe e mbante Scholes larg vetes, ndaj Scholes shkonte dhe e godiste. Pogba shtrohej në tokë dhe ankohej ndërsa ne vazhdonim lojën. Por, kështu është mënyra më e mirë si formohet karakteri”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...