Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Scholes i pamëshirshëm me Mourinhon: Po e turpëron klubin

Barazimi 0-0 i Manchester United ndaj Valencias në “Old Trafford” konfirmon momentin e keq të “Djajve të Kuq” në këtë sezon. Një nga kritikuesit më të ashpër për rezultatet e dobëta është ish-mesfushori i United, Paul Scoles, “shigjetat” e të cilit “godasin” drejtpërdrejt Jose Mourinhon.

“Kam mbetur i çuditur nga fakti që Mourinho qëndroi në detyrë edhe pas humbjes me West Hamin. Ai i kritikon në çdo konferencë për shtyp futbollistët e tij, drejtuesit e klubit, sepse nuk po merr atë që kërkon. Nuk i kontrollon fjalët dhe nuk bën gjë tjetër veçse po turpëron klubin.”

Në të njëjtën linjë shprehet një tjetër ikonë e Manchester United, Rio Ferdinand, i cili këmbëngul se Mourinho duhet të marrë përgjegjësinë përfundimtare për problemet te Manchester United.

“Nuk ka një etikë pune, qëndrimi i trajnerit nuk duket i drejtë. Te Manchester United, njerëzit janë mësuar të fitojnë në futboll. Futbolli nuk është i lehtë, duhet të punosh shumë. Ky është një tipar themelor i çdo futbollisti, apo çdo skuadre, që të jetë i suksesshëm. Ky ekip nuk e ka këtë. Dhe nga vjen kjo? Natyrisht, nga drejtimi. Çdo skuadër futbolli ka një person në krye, që është trajneri. Mourinho bie brenda me këmbët e tij”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...