Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Së bashku”, Juventus me mesazh për Allegri-n

Katër ndeshje pa fitore, midis kampionatit dhe Europës, por për momentin nuk ka asnjë revolucion në Juventus.

Humbja në Champions League përballë Benfica-s në shtëpi ka irrituar në maksimum tifozët të cilët kërkojnë menjëherë largimin e trajnerit Max Allegri, por klubi duket se nuk është në pozitat e duhura për ta shkarkuar.

Kjo është për shkak të kontratës së Allegri-t dhe klubi kërkon të bëjë edhe një “sforco” të fundit për të ndryshuar kurs dhe kthesa kërkohet ndaj Monza-s në fundjavë.

Allegri do të mungojë në këtë përballje pasi është i skualifikuar nga java e kaluar, pas polemikave në fundin e takimit ndaj Salernitana-s. Trajneri  duhet të rizbulojë frymën dhe motivimin e një skuadre që deri tani ka fituar vetëm dy ndeshje nga tetë të fillim-sezonit dhe trajneri italian ka akuzuar skuadrën për rënie të gjendjes fizike dhe probleme shqetësuese të karakterit, gjëra që duhet të ndryshojnë menjëherë.

“Së bashku” ishte mesazhi i Juventus në rrjetet sociale, por tani e tutje është e ndaluar të gabosh.

Klubi ka vendosur një datë për të bërë bilancin e punës dhe bëhet fjalë për 13 nëntorin, kur Seria A dhe Champions League do t’i lënë vendin Kupës së Botës, Katar 2022.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...