Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Së shpejti firma, Liverpool e mbyll për sulmuesin uruguajan. Të kuqtë “zbrasin” arkën

Drejtuesit e Liverpool kanë qenë të impenjuar së fundmi në tratativën për të transferuar në Anfield sulmuesin që shkëlqeu në këtë sezon me Benficën, Darwin Nunez. Sulmuesi uruguajan realizoi 34 gola në 39 paraqitje në këtë sezon me portugezët ndërsa dy prej tyre ia shënoi edhe Liverpoolit në çerekfinalen e Champions League.

Ishte pikërisht ajo që ndeshje që vulosi të ardhmen e 22-vjeçarit me trajnerin Jurgen Klopp që nuk i kurseu elozhet për Nunez. Në këtë formë, drejtuesit ia kanë plotësuar dëshirën gjermanit dhe tashmë ka një akord mes palëve.

Klubi i Benficës është bindur për ta lënë të lirë “xhevahirin” e saj për shumën e 80 milionë eurove plus 20 të tjera që do të vijnë në formën e bonuseve, ndërsa për lojtarin përgatitet një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon. Kështu, Liverpool garanton sulmuesin e sezonit të ardhshëm dhe konkurron më së miri Manchester City-n që ka bërë një goditje si ajo e Erling Haaland.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...