Kombëtare

Seanca e fundit/ Broja lumturon tifozin e veçantë, Reja me mendjen tek Uzuni (video)

Në përfundim të konferencës për shtypin të trajnerit Edy Reja dhe mbrojtësit Elseid Hysaj, Kombëtarja Kuqezi shkeli në “Bloomfield Stadiut” të Te Avivit për seancën e fundit stërvitore para ndeshjes vendimtare me Izraelin që do të mund të përcaktojë shumë për renditjen përfundimtare të Grupit 2.

Kuqezinjtë ishin nisur që në orën 11:00 të paradites nga Rinasi, për të mbërritur pas dy orësh udhëtim në Tel Aviv.

Sapo kuqezinjtë zbritën në fushë, Armando Boja u shkëput nga pjesa tjetër e futbollistëve për të takuar një tifoz special (me aftësi të kufizuara), i pranishëm në fillim të seancës në stadium pikërisht për të marrë një kujtim nga idhulli i tij. Disa foto dhe një përqafim për një çast të mrekullueshëm që do të mbetet i paharrueshëm për tifozin kuqezi.

Sa u përket stërvitjes, kjo seancë  fundit stërvitore do t’i shërbente trajnerit Reja për ta ndarë përfundimisht mendjen në lidhje me aktivizimin ose titullar të Myrto Uzunit, i cili erdhi i dëmtuar në grumbullim pas ndeshjes së fundit me Granadan përballë Mirandes, ku spikati me dygolësh.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency