Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Seanca për masën e sigurisë, Dani Alves mund të lërë që sot qelinë

Mëngjesin e sotëm u zhvillua në Gjykatën e Barcelonës seanca për lirimin e Dani Alves, i cili ndodhet në paraburgim prej 20 janarit, i akuzuar për abuzim seksual me një vajzë 23-vjeçare më 30 dhjetor. Në këtë seancë morën pjesë mbrojtja dhe prokurori e çështjes.

Seanca u mbyll pak pas orës 12:00, rreth dy orë pas nisjes. Prokurori ka shqyrtuar faktet dhe barrën e provave ndaj Dani Alvesit.

Martell (avokat i të pandehurit) ka paraqitur dy raporte nga dy kompani që Alves hapi në Barcelonë, duke dëshmuar rrënjët e tij në kryeqendrën e Katalunjës (pretendimin që nuk ka rrezik arratisjeje, shpjegoi Mayka Navarro, në portat e Gjykatës së Barcelonës.

Ndërhyrja më e gjatë dhe më interesante gjatë seancës, siç shpjegojnë mediet spanjolle, ka qenë ajo e Ester Garcías, avokates së viktimës.

Lexo edhe:

Ajo është shprehur se modeli i viteve më parë nuk i bën dobi Dani Alvesit dhe se futbollisti ka fuqi ekonomike (zotëron 15 kompani në Brazil) të arratiset me avion privat e dokumente të falsifikuara.

Nëse Gjykata vepron shpejt, do të thotë vendimi do të jetë pro lirisë me kusht të të akuzuarit, sepse është një e drejtë themelore. Ka të ngjarë që vendimi të merret brenda kësaj të enjteje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...